Lëvizja BESA – Saraj: Krimi ekologjik që Komuna Saraj ua bën banorëve të vetë!

Këshilli Komunal i Lëvizjes BESA në Saraj i bën thirrje Komunës së Sarajit që t’i ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për pastrimin e mbeturinave gjithandej Komunës.

“Nëse nuk ndodh kjo, ne do të jemi të detyruar të ndërmarrim aksione të tjera në të mirë të mbrojtjes së qytetarëve të Sarajit” reagojnë nga Lëvizja BESA
saraj mbeturina deponi
Ka një kohë të gjatë që aktivistët tanë nga Komuna e Sarajit alarmojnë që vetë kjo komunë, e cila drejtohet nga kuadër i BDI-së, thuajse për çdo ditë mbeturinat e mbledhura nëpër vendbanime, në vend se t’i dërgojë në depozitë përkatëse – aty ku paguhen t’i dërgojë, ajo i hedh mbeturinat pranë lumenjve Vardar dhe Treska, si dhe në shumë lokacione tjera në territorin e Komunës, thonë nga BESA.

saraj mbeturina deponi saraj mbeturina deponi
Një pjesë të mbeturinave i djegin, duke e dyfishuar kështu dëmin ndaj ambientit jetësor, një pjesë tjetër e mbulojnë në tokë me ekskavatorë, ndërsa pjesën më të madhe thjesht vetëm e hedhin ku të munden.
“Këto “bomba” ekologjike, përpos që e dëmtojnë rëndë ambientin dhe lumenjtë, aq më shumë i dëmtojnë ujërat nëntokësore, që pastaj banorët e kësaj ane i shfrytëzojnë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo injorancë dhe ky helmim është i kushtueshëm edhe sot, por e ka çmimin e vet edhe për pasardhësit tanë, sepse veprime të këtilla ose i kemi peshqesh nga pakujdesia e kryetarit të Komunës ose bëhen me qëllim të abuzimit me mjetet financiare, që qytetarët i paguajnë për mbledhjen e mbeturinave. “Bombat” ekologjike nga mbeturinat e kemi detyrim të patjetërsueshëm t’i pastrojmë, pasi nga pamjet e mëposhtme do të skandalizoheni se për çfarë dëmi ekologjik bëhet fjalë.” reagojnë nga Lëvizja BESA.

saraj mbeturina deponi

 

Lajme të ngjashme

Back to top button