Tre stomatologët mbetën pa licencë

?re mjekë stomatologë të punësuar në Qendrën klinike universitare stomatologjike  “Shën Pantelejmoni” dhe një profesor i punësuar në Shkollën e mesme mjekësore “Pançe Karagjozov”, pas kontrolleve të bëra nga ana e inspektoratit sanitar shtetërorë, kanë mbetur pa licencë doktori dhe kanë dhënë dorëheqje nga shëndeti publik, për shkak të shërbime të dhëna plotësuese në institucionet shëndetësore private me çka e kanë shkelur ligjin e mbrojtjes shëndetësore.

“ Sipas ligjit, ata që janë të punësuar në organizatën shëndetësore publike mund të punojnë në mënyrë plotësuese vetëm atëherë kur organizata publike shëndetësore do të lidhë kontratë me atë private. Gjithçka tjetër është jashtë ligjit, ka thënë në press konferencën e sotme Marija Nakova kryetare e Odës Stomatologjike të Maqedonisë.

Licenca ju merret për një kohë prej 4 vitesh. Më pas stomatologët shkojnë në trajnim, testohen për njohuri, marrin përsëri licencën, por në 2 vitet e ardhshme nuk duhet të realizojnë veprimtari plotësuese.

Mjekët janë gjetur gjatë kontrollit jo të rregullt të inspektoratit të kryer në institucionet private shëndetësore “Impakta dental”, “Dr. Jankullovski” dhe “Dr. Mila Jamakoska”.  

Të gjitha tre institucionet nuk kanë pasur dokumentacion të rregullt për kryerjen e shërbimeve shëndetësore në veprimtaritë plotësuese. 

Lajme të ngjashme

Back to top button