Një bashkëpunim mes Getit dhe DJ Sardit

Diçka e re do të vijë së shpejti nga Geti në planin muzikor. Të paktën kështu lë të kuptohet në një postim të DJ Sardit në Instagram.

Ky i fundit ka postuar një foto me liderin e Babastars në të cilën paralajmëron se ‘gjëra të bukura po vijnë’, transmeton Prive.al.

DJ Sardi njihet në tregun muzikor të Kosovës me disa bashkëpunime me Dafina Zeqirin dhe me gjasë njejtë do veprojë edhe me Getoarin.

Ndryshe, pas “S’jena mo” me Majkin, Geti është raportuar se po punon edhe në një varg projektesh tjera në mesin e të cilave edhe ‘VS’ .

Lajme të ngjashme

Back to top button