Deponia “Drislla” ua zë frymën fshatarëve të Batincës së Shkupit

Mbi 10 mijë banorë të fshatit Batincë të Komunës së Studeniçanit që nga vitet e 90-ta përballen me deponinë e mbeturinave, që ua zë frymën banorëve.

Shoqata Qytetare “Aksi” ka alarmuar për gjendjen e mjerueshme nga mbeturinat që hedhen pa u penguar nga askush. Sipas kësaj organizate, as komuna nuk çan kokën për këtë problem të qytetarëve, përderisa banorët ankohen për erën e keqe dhe për sëmundjet që shkakton kjo deponi e mbeturinave, njofton RTV21.

“Deponia “Drislla” nuk i ka standardet evropiane që të jetë një deponi me të gjitha kushtet elementare, ne kemi hulumtuar që kjo deponi është lënë me qëllim nën kompetenca nën tre komuna, Komunës së Studeniçanit, Sopishtes dhe Komunës së Kisella Vodës, që kjo deponi asnjëherë mos të zgjidhet.

Fshatarët e Batincës janë të revoltuar, ndërkaq ka sa vite që institucionet nuk kanë ndërmarrë asgjë konkrete për zhvendosjen e deponisë nga fshati.

“Deponia “Drislla” është një ndër deponitë më të mëdha dhe ka një dëm të jashtëzakonshëm, sidomos ndotjes së tokës në këtë rast , po ashtu ndotjes së ambientit me çka vjen një erë e keqe. Pastaj pësojnë edhe sëmundjet e veçanërisht sëmundjet kardiovaskulare”, thotë një fshatar nga Batinca.

Lajme të ngjashme

Back to top button