EVN Maqedoni në aksion humanitar për festën e Kurban Bajramit

EVN iu bashkangjit aksionit humanitar të organizuar nga komuna e Kërçovës për tu ndihmuar familjeve të varfëra me rastin e festës së myslimanëve Kurban Bajram duke dhuruar paketa me produkte ushqimore për familjet e rrezikuara sociale në komunën e Kërçovës, dhe duke dashur të bashkojë në një sofër festive, me humanitet, dashuri e respekt të gjitha këto familje që të gjejnë zhvillim dhe prosperitet në gjirin e tyre familjar. 

Në këtë aksion humanitar të pranishëm ishin përfaqësues nga EVN si dhe nga komuna e Kërçovës. 

EVN Maqedoni për festën e myslimanëve gjithashtu dhuroi paketa me produkte ushqimore edhe për familjet e rrezikuara sociale në Shuto Orizari. 

“EVN Maqedoni të gjithë qytetarëve mysliman uron mbarësi, shëndet, begati dhe lumturi. Kurban Bajrami, kjo festë e humanizmit dhe mbështetjes së njëri tjetrit le të jetë në shërbim të mirësjelljes dhe realizimit të aspiratave për një jetë më të frytshme”, thuhet në kumtesën e EVN-Maqedoni. 

EVN Maqedoni edhe këtë vit dhuroi më shumë se 1500 paketa për festën e Kurban Bajramit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button