Greqia prej nëntorit me propozime të reja për bisedimet me emrin?

Sekretari shtetëror amerikan, Xhon Keri sugjeron se Greqia duhet të përpiqet prej muajit nëntor të bëj propozime të reja për bisedimet me emrin, shkruajnë mediumet greke. Sipas të dhënave të televizionit “Meta”, pala greke është përgjigjur pozitivisht, por ka theksuar se këto përpjekje do të jenë të kota nëse pala maqedonase nuk tregon vullnet për kompromis, njofton Meta.

Në takim kinse është thënë se nuk ka kurrfarë poente nëse pala greke do të bënte propozime të reja nëse Qeveria e Gruevskit vendos që mos të lëviz nga pozicionet e saja fillestare.

Sipas televizionit “Star”, Keri i ka propozuar Ciprasit që të dorëzoj propozime të reja për bisedime dhe zgjidhjen e kontestit të emrit, pas çka kryeministri grek ka premtuar se do të angazhohet në këtë drejtim.

Për këtë çështje është interesuar edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, i cili ka theksuar se do të bëj presion që të ketë zgjidhje përfundimtare mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button