Aksionit nacional “Maqedonia pa mbeturina”, iu bashkua edhe Komuna e Gostivarit

Në prani të ministrit të  Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nuran Izairi, ministria e cila e organizon aksioninin në nivel nacional, akti simbolik i aksionit u realizua në vendin e ashtuquajtur “Ura e Shushicës”, edhe pse aksioni u zhvillua në më tepër lokalitete dhe disa shkolla të Komunës së Gostivarit, njofton Portalb.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, duke shfrytëzuar rastin që të apelojë deri tek qytetarët që të tregojnë kujdes me të madh në hedhjen e mbeturinave, duke i porositur ato që mbeturinat ti dërgojnë në deponinë e Rusinos.

“Ne si komunë vazhdimisht ndërmarrim aksione të tilla në çdo periudhë të vit, dhe vetëm këtë vit kemi realizuar mbi 10 aktivitete. Aksioni mbahet me qëllim që të zhvillohet vetëdija e qytetarëve për menaxhim të drejtë me mbetjet dhe të zhvillohet mekanizëm për mbështetje të qytetarëve, komunat dhe grupet e përfshira që më mirë të  ballafaqohen me hedhjen e mbeturinave në vende të banuara. Ne të gjithë angazhohemi që të kemi një qytet më të pastër dhe prandaj unë i ftoj të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me gjendjen e pastërtisë”, tha kryetari Bejta.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nuran Izairi ka thënë se edhe mediat luajnë rol të rëndësishëm në drejtim të ngritjes së vetëdijes shoqërore për një mjedis sa më të pastër./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button