Nxënësit shqiptarë me probleme të kahmotshme nëpër shkolla

Edhe disa vite më parë kur isha nxënës pran Shkollës së Mesme të “Zef Lush Markut” shqiptarët rriheshin nëpër shkolla, autobusë dhe nëpër vende te tjera publike nga përkrahës të ndryshëm dhe nuk gjendeshin autorët e këtyre rrahjeve.

Nxënësit shqiptarë të gjimnazit “Zef Lush Barku”, në lagjen Nerez dhe Karposh ishin të pa sigurt nga grupet e huliganëve në këtë shkollë për një qëllim, cili ishte ai, i maqedonasve apo shqiptarëve? Në këtë rast u realizua ëndrra e tyre për pastrim etnik në këto dy lagje të Shkupit me ndërtimin e gjimnazit të ri në komunën e Çairit.

Tani këto vitet e fundit numri i shqiptarëve u rrit me një hov të madh edhe në shkollat e mesme në qytetin e Shkupit, si në Shkollën e Mesme kimike “Marija Kiri Sklladovska“, në lagjen Aerodrom, ku drejtori i kësaj shkolle donte që t’i largojë nxënësit shqiptarë nga kjo shkollë pa asnjë fije turpi, por për fat të mirë nuk ia arriti qëllimit.

Rasti i tretë, nxënësit dhe disa profesor shqiptarë në Shkollën e Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov helmohen”. Deri kur do të ndodhin këto probleme me nxënësit shqiptarë. Athua dikush mos po mendon se me këto gjeste barbare do të mund t’i grumbullojë nxënësit shqiptarë në shkollë të gjimnazit në Çair apo në Saraj, shkollë e cila pritet të hapet. Këto janë disa raste që pengojnë marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button