Ngrohja me rrymë është më e shtrenjtë se ajo me dru

Më 15 tetor zyrtarisht fillon sezoni i ngrohjes për këtë vit, ndërsa qytetarët, me përjashtim të atyre të cilët janë të kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup, janë në dilemë se me çka do të ngrohen këtë vit, njofton MIA.

Amvisëritë në Maqedoni, siç vlerësojnë ekspertët, më shpesh ngrohen me energji elektrike, edhe pse, siç thonë ata, ngrohja me dru është më e lirë.

Çmimi në NP “Pyjet e Maqedonisë”, në pajtim me vendimin e qeverisë, është 2.270 denarë me TVSH për dru ahu dhe 2.470 denarë për dru dushku, ndërkaq plotësisht paguhet për ngarkim dhe transportin. Me të gjitha të dhënat paraqet 2.670 për dru ahu dhe 2.870 për dru dushku për ngrohje.

Vlerësohet se ngrohja më e lirë është në Maqedoni është ajo me dru. Në një amvisri mesatarisht brenda vitit shfrytëzohen prej tre deri 10 metra kub për ngrohje apo më shpesh rreth gjashtë metër kub.

Lajme të ngjashme

Back to top button