Kadare, përsëri pretendent për çmimin Nobel

Ka disa ditë që agjenci të ndryshme në të githë botën parashikojnë pretendentët e çmimit Nobel për letërsi ku padyshim ndër to përmendet edhe pretendenti i kahmotshëm Ismail Kadare.

Kadare që dyzet vite është pretendent i rregullt për çmimin Nobel dhe zakonisht ka qenë ndër kryesorët e pretendentëve për të fituar këtë çmim. Kjo ka bërë që ai të vlerësohet nga studiuesit e letërsisë shqipe por edhe asaj botërore.

Sipas La Repubblica ja disa nga pretendetët përveç Kadaresë. Shkrimtarja bjelloruse Svetlana Alexievich, autori kenian Ngugi ëa Thiong’o, romancieri nga ShBA Joyce Carol, poeti koreanojugor Ko Un, poeti sirian Adonis, romancieri japonez Haruki Murakami si dhe autori hungarez Peter Nadas. Këtë vit iu shtua listës së pretendentëve edhe Ursula Le Guin, shkrimtare e letërsisë shkencore nga SHBA. Sipas shumë kritikëve, ajo mund të jetë edhe laureate. Do të ishte e para nobeliste e këtij zhanri. Shkrimtarët amerikanë kanë mbi 20 vjet që nuk e marrin Nobelin, Toni Morrison ishte shkrimtarja amerikane që e fitoi Nobelin më 1993.

Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa e fundit në vitin 2014 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari francez Patrick Modiano. Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta.

Afërdita Abdiu

Lajme të ngjashme

Back to top button