Obama: Sulmet ruse vetëm sa po e forcojnë Shtetin Islamik

Presidenti amerikan Barack Obama tha se fushata ruse e bombardimeve në Siri në mbështetje të Presidentit Bashar al-Assad vetëm sa po e forcon Shtetin Islamik.

Obama tha se ai hodhi poshtë pohimin rus se të gjithë kundërshtarët e armatosur të Assad ishin terroristë.

Moska insiston se sulmet e saj ajrore – që filluan të mërkurën (30 shtator) – kanë si target Shtetin Islamik,transmeton ora news.

Por opozita siriane dhe të tjerë sugjeruan se rebelët që nuk kanë lidhje me ISIS po goditen nga sulmet ajrore ruse.

Rusia nga ana tjetër tha se avionic i saj kishte goditur qëndra komanduese të IS, depot e armëve dhe mjetet ushtarake.

Lajme të ngjashme

Back to top button