Sulm ndaj një femre muslimane në Kanada

Dy persona në Montreal të Kanadasë sulmuan një femër shtatzënë muslimane dhe tentuan ti heqin shaminë me dhunë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së bërë nga zëdhënësi i policisë në Montreal, Abdullah Emran, theksohet se një femër muslimane ku emri i saj nuk bëhet i ditur, teksa priste në rajonin Galeries D’Anjou për të marrë fëmijët e saj nga shkolla është përballur me sulmin e dy personave që i kanë ardhur nga mbrapa.

Zëdhënësi i policisë Abdullah Emran ndër të tjera ka theksuar se sulmuesit teksa kanë tentuar ti heqin shaminë gruas e cila theksohet se ka qenë shtatzënë e kanë rrëzuar në tokë atë pasi ajo ka shfaqur rezistencë. Abdullah Emran duke vënë në dukje se sulmi është kryer shpejtë për një kohë të shkurtër, ka kërkuar gjithashtu ndihmën e banorëve përreth për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe ka theksuar se do të vëzhgojnë edhe pamjet filmike të marra nga kamerat përreth zonës.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Muslimanëve për një Quebec Laik (Association of Muslims for a Secular Quebec), Haroun Bouazzi në një deklaratë me shkrim i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë së Montreal, Denis Coder dhe policisë që të kryejnë detyrën e tyre.

Kryetari Bouazzi ka pohuar se: “Shpresojmë se kryetari i Bashkisë do ti marrë seriozisht këto sulme të urrejtjes të cilat janë në rritje”, ndërsa për policinë ai ka shtuar se” “Policia e Montrealit duhet të gjejë menjëherë autorët e këtij sulmi. Do ta ndjekim këtë çështje”.

Lajme të ngjashme

Back to top button