Kamioni del nga rruga, një person ka humbur jetën

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë, pas aksidentit në rrugën Creshevë-Rashtak, kur një kamion ka dal nga rruga, për shkaqe ende të panjohura, njofton MPB-ja.

Sipas të dhënave të policisë, deri te fatkeqësia ka ardhur kur kamioni i tipit “TAM”me targa të Shkupit, ka dalë nga rruga dhe në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur bashkudhëtari, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup.

Policia është duke bërë hetimin në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button