Bale, transferimi më i dështuar në botën e futbollit

Mjeku spanjoll, Avelino Parajon e ka cilësuar transferimin e Gareth Bale si transferimi më i dështuar i bërë ndonjëherë në futboll. Doktori Reali ka bërë një blerje të pamenduar.

“Reali ka bërë një blerje të pamenduar. Bale medeomos duhet të bëjë operacion në hernia, ndërhyrje e cila mund të ndikoj seriozisht në karrierën e tij. Bale aktualisht nuk ndjen dhimbje, por ndërhyrja do të jetë e pashmangshme”.

“Reali duhej ta kishte menduar më hollësishtë këtë blerje, pasi që bëhet fjalë për blerjen më të shtrenjtë në futboll. Një ditë Bale mund të quhet si blerja më e dështuar në futboll sepse pas operimit është e vështirë që për një sportist të kthehesh në formën e mëparshme” ka thënë Parajon. /albeu http://sport.albeu.com/sport/bale-transferimi-me-i-deshtuar-ne-boten-e-futbollit/128424/

Lajme të ngjashme

Back to top button