Ish ministri Xhelal Bajrami në hamendje: politika apo gjyqësia?

“Unë kam shprehur interes për t’iu kthyer profesionit, unë jam jurist, kam punuar avokat. Sigurisht se nëse s’do të merrem me politik duhet t’i kthehem profesionit. Profesion im është noter, përmbarues, por ndoshta edhe si gjykatës ose prokuror”, kështu është shprehur për Portalb, Xhelal Bajrami ish ministri për punë dhe politikë sociale, e pastaj edhe zv/ministër i punëve të brendshme, në pyetjen tonë se si i komenton zërat për kandidimin e tij të mundshëm për të qenë pjesë e organeve të drejtësisë në vend, Gjykatë ose Prokurori publike.

Ai thotë se ende s’ka vendosur se a do të largohet nga politika. “Nëse vendosi të largohem nga politika atëherë sigurisht se do të kthehem në profesionin tim.

Zgjedhja e Bajramit se ku do të ushtrojë profesionin e ardhshëm varet prej asaj se, siç thotë ai, si do të jenë mundësitë, njofton Portalb.

“Nëse do të ketë vend të lirë në ndonjë gjykatë ku unë i plotësoj kriteret, apo në ndonjë prokurori ku unë i plotësojë kriteret do të angazhohem aty, nëse jo atëherë i kthehem profesionit si avokat apo noter”, tha Bajrami për Portalb duke theksuar se ende nuk ka konkurse, por kur do të shpallen sigurisht që do të aplikojë.

Xhelal Bajrami është kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim. Ai ka qenë i pari i Ministrisë së punës dhe politikës sociale, pastaj edhe zëvendës ministër i punëve të brendshme dhe zëvendës ministër për transport dhe lidhje.

PPD: Bajrami i involvuar në rastin “Monstra”

Partia për Prosperitet Demokratik ka reaguar pas lajmit të publikuar se ish zëvendës ministri i brendshëm Xhelal Bajrami ka konkuruar për në Prokurorinë e Lartë të R.M-së.

PPD e pyet opinionin publik se me çfarë kredibiliteti moral ai do ta kryejë këtë detyrë, ngaqë ekzistojnë dilema se në rastin “Monstra” një ndër të involvuarit në aksion ka qenë edhe vet ai.

“PPD-ja, nuk ka dilema se edhe ky organ i gjyqësorit ashtu si të gjitha instancat e tjera janë skajshmërisht të partizuara dhe politizuara, prandaj dhe sundimi i së drejtës është i harruar. Mirëpo,duke patur parasyshë se një ndër obligimet tona kryesore është departizimi dhe depolitizimi i Gjykatave dhe Prokurorive konform aspiratave për anëtarësim në BE dhe NATO,angazhimi i zotëri Xhelal Bajramit në prokurorinë e lartë do të ishte një autogol qesharak”, thuhet në reagimin e PPD-së, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button