Shkupi dhe Shkëndija, ndër më të mirat në vend

Ka përfunduar kampionati shtetërorë në boks, ku gjatë fundjavës në Shtip është zhvilluar xhiroja e fundit, ndërsa kampion ka është shpallur klubi i Bargallës me 138 pikë të tubuara. Në pozitën e dytë gjatë gjithë kohës ka qenë KB Shkupi me 114 pikë, ndërsa e treta ka përfunduar sezonin ekipi i tjetër shqiptar “Shkëndija Boks”, me 82 pikë. 

Edhe kësaj radhe KB Shkupi u paraqit me tetë boksier, e që vetëm për tre boksierë kishte kundërshtarë, që është dhe shkaku kryesor që KB Shkupi nuk ka arritur që të rrezikojë Bargallën. Idriz Bislimi ka qenë më i mirë se Jasharov nga Shtipi, Hajdin Ferati me shumë shkathtësi ka mundur Jovanovskin e Ohrit, kurse Afet Hajredini pa asnjë problem mundi Sulejman nga KB Ternipe. 

Boksierët e KB “Shkëndija Boks” kanë vazhduar me paraqitje të mira. Lulzim Ismaili ka dëshmuar edhe një herë se është i pa konkurrencë në kategorinë 60kg, pasi ka demoluar Angelovskin e KB Bargala. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button