Nxënësit e helmuar lëshohen në mjekim shtëpiak, MPB ende s’i ka gjetur autorët

Janë lëshuar në mjekim shtëpiak 14 nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov” të cilët u helmuan ditë më pare.

Dje janë lëshuar në mjekim shtëpiak, edhe tre fëmijë të tjerë të cilët kanë pasur simptome të njëjta të pranuar në Spitalin “8 shtatori”, gjithashtu janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Mjeku Nestor Popovski nga Klinika e Toksikologjisë, deklaroi se nga nxënësit e pranuar, njëri është hospitalizuar dhe më pas lëshuar në mjekim shtëpiak.

Ndërkaq Portalb, për rastin në fjalë ka kontaktuar Ivo Koteskin, Zëdhënësin e MPB-së, dhe Liza Bendevskën, zëdhënësen e SPB-së-Shkup, por nga të dy të kontaktuarit, s’kemi marrë të dhëna konkrete, përveç se “rasti është duke u hetuar, do ju njoftojmë nëse do të ketë diçka të re”.

Lajme të ngjashme

Back to top button