Bombardohet zyra e ish-ministrit grek

Përpara zyrës së ish-ministrit grek të drejtësisë, në ishullin e Lesbos është dëgjuar një shpërthim që është përcjellur me flakë, ka thënë një polic.

Sipas një polici anonim, është e mundur që sulmi të jetë i lidhur me krizën e refugjatëve që ka tronditur ishullin grek, duke shtuar se askush nuk ka mbetur i lënduar, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, zyrtarisht policia ka konfirmuar se mjeti eksplodues ishte i improvizuar nga një shishe me gaz. Mjeti ka shpërthyer jashtë zyrës së ish-ministrit Haralambos Atanasiu, i cili tash është pjesë përbërese e zyrës së kryeministrit.

Pas shpërthimi zjarri ka përfshirë zyrën e Atanasiut. Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e sulmit, raporton Reuters.

Lajme të ngjashme

Back to top button