Mijëra pelegrinë ngjiten në Arafat

Qindra mijëra pelegrinë myslimanë kanë ngjitur malin Arafat të hënën në mëngjes për të kryer një nga ritualet më të rëndësishme të haxhit.

Zyrtarët kanë thënë se pritet që rreth 1 milion e gjysmë pelegrinë të mblidhen në këtë vend.

Numri është dukshëm më i ulët se ai i vitit të kaluar, kur në Mekë erdhën 3,2 milionë pelegrinë, si rrjedhojë e uljes së kuotave për pelegrinët nga ana e autoriteteve saudite, pas renovimeve në Xhaminë e Madhe të Mekës.

Frika nga një virus që sulmon rrugët e frymëmarrjes, e që ka lënë dhjetra të vdekur, kryesisht në Arabinë Saudite, ishte gjithashtu pjesë e arsyes për numrin më të vogël te pelegrinëve.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, të cilin cilido mysliman që ka mundësi, duhet ta kryejë.

Haxhi i këtij viti përfundon zyrtarisht të premten.

Arabia Saudita ka vënë në detyrë më shumë se 100 mijë trupa, për të siguruar mbarëvajtjen e tij./rel

Lajme të ngjashme

Back to top button