Drita pranë eliminimit nga garat e kupës

Pas duelit Bregallnica – Shkëndija (2:1) janë zhvilluar dhe ndeshjet tjera të çerekfinales të Kupës së Maqedonisë në futboll.  Ekipi shqiptar Drita e Bogovinës ka pësuar debakël në fushë të saj duke humbur nga skuadra e Metalurgut me rezultat të thellë 3:0.

Dueli më i interesant i çerekfinales është zhvilluar në Manastir, ku Pelisteri ka mundur ekipin nga Shkupi, Rabotniçki me rezultat minimal 1:0. Takimi i fundit ndërmjet Teteksit dhe Napredokut ka përfunduar miqësisht me u prekur rrjetat 0:0.

Ndeshjet e kthimit të garave të Kupës së Maqedonisë luhet më 20 nëntor. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button