DÇP organizon tubim në “Fushë Topane” kundër uzurpimit të fushës sportive

Pas njoftimit se është uzurpuar fusha sporitve në Fushë Topane të Komunës së Çairit ka reaguar OJQ Duam Çair të Pastër.

Sot pas namazit të xhumasë, në ora 13:30 do të organizohet tubim te fusha e rinisë në Fushë Topane nga ana e organizatës joqeveritare Duam Çair të Pastër (DÇP).

“Ju ftojmë të na bashkangjiteni për ta shprehur revoltën tonë rreth ndërtimeve të cilat tani më e ngufasin mjedisin ku jetojmë. Ne jemi me rininë e Fushë Topanes, të cilët reaguan në mënyrë shumë dinjitoze duke thënë qartë se ajo fushë është e tyre dhe se aty nuk lejohet asnjë ndërtim nëse ky ka qenë qëllimi”, thuhet në njoftimin e DÇP-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button