Cana do të luajë ndaj Serbisë

Lorik Cana do të jetë në ndeshjen me Serbinë. Është vetë babai i kapitenit të Kombëtares, Agim Cana që në një komunikim me Supersport shprehet me siguri se Loriku do t’ja dalë për të qenë në fushë në ndeshjen e 8 tetorit.

Në sinkron të plotë me deklaratën e të atit të tij, është dhe komunikimi më i fundit i Canës në profilin e tij në Twiter, ku kapiteni i Kombëtares ka postuar një foto të kaviljes së dëmtuar bashkë me diciturën “kthehem së shpejti”.

Pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e mesjavës kundër Lille, Cana ende vazhdon të ndiejë dhimbje në kaviljen e këmbës së majtë, por po përpiqet me të gjitha forcat për të qenë gati për një nga takimet më të rëndësishme të këtyre eleminatoreve , dhe njëkohësisht një ndër më të ndierat për tifozët kuqezi. Cana vazhdon rikuperimin dhe nëse nuk do të jetë gati në 100% nuk do të rrezikojë në takimin e kësaj të shtune për skuadrën e tij Nantes, në përballjen me Nice, por synimi i tij është që në cdo mënyrë të jetë i gatshëm për trajnerin De Biasi në përballjen me Serbinë pasi kërkon që me cdo kusht të japë kontributin e tij në përballjen e 8 tetorit ku Shqipëria luan një pjesë të mirë të shanseve të saj për tu kualifikuar në kampionatin Europian të vitit të ardhshëm që luhet në Francë.

Lajme të ngjashme

Back to top button