Një asteroid me përmasa 1 km po i afrohet Tokës

Astronomët rusë të observatorit joshtetëror “ISON-NM” zbuluan një asteroid të ri me diametër më shumë se 1 kilometër, i cili po i afrohet Tokës.

Asteroidi, që mori indeksin 2013 TB80, u vu re më 9 tetor me ndihmën e teleskopit automatik të observatorit të instaluar në shtetin amerikan New Mexico.

Më pas zbulimi u konfirmua nga projekti amerikan i asteroidëve “Catalina”, shkencëtarët japonezë dhe ata australianë.

Lajme të ngjashme

Back to top button