Netanyahu: I gatshëm t’iu kthehem bisedimeve me Palestinën pa asnjë parakusht

Theksohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është gati të kthehet në bisedime me Palestinën pa asnjë parakusht, por presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas nuk e pranon këtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të shpallur nga zyra e shtypit të  Netanyahu-t u theksua se kryeministri izraelit në takimin e tij me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë të BE-së Federica Mogherini në New York, ka pohuar se është i gatshëm t’iu kthehet bisedimeve me Palestinën pa asnjë parakusht.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se Abbas e ka refuzuar këtë ftesë për shkak se nuk është në kërkesë të një zgjidhjeje paqësore.

Nga ana tjetër anëtari i bordit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Ebu Jusuf në deklaratën e tij për AA theksoi se: “Netanyahu kërkon ‘bisedim për bisedime’. Palestina nuk e pranon këtë”.

Ebu Yusuf ndër të tjera tha se: ” Netanyahu e din shumë mirë se nuk mund të kthehemi në bisedime vetëm për bisedime. Ai kërkon të kthehet në bisedime që të mundet ta udhëheqë tensionin. Kjo është një përpjekje e Izraelit që të tregohet i mirë, ku akuzohet nga gjithë bota për bllokimin e horizontit politik. Netanyahu gjithashtu shumë mirë e di se bisedimet nën mbikëqyrjen e SHBA-ve janë pro-izraelite, bisedimet kanë qenë të pasuksesshme në vitet e kaluara dhe se për zbatimin e ligjeve dhe vendimeve ndërkombëtare rasti i Palestinës është dërguar në arenën ndërkombëtare duke përfshirë edhe shtetin Palestinez me kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Jerusalemin.”

Në bisedimet që nisën mes Palestinës dhe Izraelit në korrik të vitit 2013, Izraeli pranoi që ti lirojë 104 palestinezët që ishin të arrestuar para marrëveshjes së Oslo-s në vitin 1993. Palestina gjithashtu kishte premtuar se deri në fund të procesit, të drejtat që i fitoi si shtet vëzhgues në OKB nuk do ti përdorë për dërgimin e Izraelit në gjykata ose institucione ndërkombëtare. Brenda 9 muajsh, në kohën e vazhdimit të bisedimeve Izraeli i liroj 78 të burgosur palestinez në çdo 3 muaj.

Izraeli kishte informuar se do ti pezullojë bisedimet e paqes dhe se do të kryej sanksione ekonomike pas marrëveshjes kombëtare mes grupeve Palestineze Fetih dhe Hamas në muajin prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button