SHBA dhe Rusia së shpejti takime në nivel ushtarak për të evituar incidentet mes tyre në Siri

Ushtria amerikane dhe ruse së shpejti do të fillojnë mbajtjen e takimeve për të shmangur konfliktin me njëri-tjetrin, paralajmëruan të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një konference të përbashkët për mediat me Lavrov, në kuadër të takimeve në Kombet e Bashkuara, kryediplomati amerikan tha se janë dakorduar që sa më shpejt të jetë e mundur të mbahet takimi ndërmjet ushtrive, për të diskutuar evitimin e konfliktit, siç theksohet të padëshiruar.

Takimi pasoi disa orë pasi që Rusia filloi kryerjen e sulmeve ajrore në perëndim të Sirisë. Moska zyrtare, aleate e presidentit sirian Bashar al-Assad, thekson se sulmet kishin në shënjestër depot e armatimit të organizatës terroriste DAESH, automjetet e tyre dhe qendrat e komunikimit.

Kerry përsëriti se Shtetet e Bashkuara “kanë frikë se objektivat e vërtetë të bastisjeve nuk janë DAESH, por grupet opozitare”.

“Na duhet një sqarim në lidhje me këtë. Sigurisht se janë (DAESH) një gjë për të patur në shënjestër. Por është e qartë se jemi të shqetësuar nëse kjo nuk është ajo që po ndodhë”, tha ai.

Sipas të dhënave të Koalicionit Sirian Kombëtar, grupit kryesor opozitar të mbështetur nga Perëndimi, sulmet ajrore të Rusisë kanë shkaktuar vdekjen e 36 civilëve, duke përfshirë pesë fëmijë.

Ndërsa, koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të kryen sulmet ajrore kundër DAESH-it në Siri që nga shtatori.

Kryediplomati amerikan me këtë rast tha se është e domosdoshme të gjendet një zgjidhje për këtë konflikt dhe gjithsesi të shmanget përshkallëzimi i tij.

Në anën tjetër, Lavrov tha se ushtritë e SHBA-ve dhe të Rusisë së shpejti do të “vendosin komunikacion dhe të vendosin kanale komunikimi për të shmangur incidente të padëshiruara.”

Lajme të ngjashme

Back to top button