Lëvizja BESA: Uzurpimi i pronave private vepër e mafias urbane

 “Uzurpimi i pronave publike përmes mafias urbane indirekt, por në disa raste edhe direkt është përkrahur nga Komuna e Çairit. Rasti i fundit në Fushë Tophanë ku është zaptuar parku është një “vrasje” për qytetarët e kësaj zone, që edhe ashtu nuk kanë ku të dalin në parqe”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa në lidhje me zaptimin e fushës sportive në Çair.

Në reagim shtohet se në vend që të ngrisin qendra rekreative, Komuna po e bën të kundërtën.

“Lëvizja BESA konsideron se zhvillimi urban, përveç “ngritjes” vertikale të “betoneve”, nënkupton zgjerimin e hapësirave sportive, rekreative, sociale, rritjen e numrit të ulëseve për pleqtë dhe fëmijët e vegjël. Por, fatkeqësisht duke e pasur parasysh se prej parqeve dhe këtyre elementeve të lartpërmendura nuk fitohen “Euro”, mafia urbane e Çairit përmes Këshillit Komunal nuk i voton aktet e këtilla “joprofitabile” në komunë!”, thonë nga Lëvizja Besa.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button