Zaev: Partitë të angazhohen për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka bërë apel nga Shtipi që partitë politike të mos gjejnë arsye për t’iu shmangur zgjidhjeve mbi çështjet e hapura që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Ai tha se çështjet duhet të mbyllen përpara 6 tetorit dhe të mos pritet momenti i fundit, si në rastin e zgjedhjes së Prokurorit Special.

“Dikush po tenton të gjejë një milion arsye për të anashkaluar zgjidhjet për ligjet zgjedhore dhe mediat. Alarmoj që përvoja nga zgjedhja e Prokurorit Publik Special në momentin e fundit, të mos përsëritet. Të mos blejmë kohë, fituesi i zgjedhjeve duhet të ketë legjitimitet të plotë”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së njofton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Back to top button