“Eko Elektron” merr leje për mbledhje të mbeturinave elektronike

“Eko Elektron” është kompania e katërt me radhë në nivel shtetëror e cila u pajis me leje për mbledhjen dhe riciklimin e aparateve elektrike dhe elektronike, si telefon celularë, kompjuterë dhe lap-top”.
Me këtë rast ministri i Ambientit, Nurhan Izairi, tha se “Eko Elektron” është një kompani e cila me grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike do të ketë ndikim në përmirësimin e ambientit, njofton MRTV2.

“Praktikisht po e simbolizojmë me rastin e dhënies së lejes për vend mbledhjen e parë dhe me shpresë se shumë shpejtë me bashkëpunim me të gjitha ndërmarrjet komunale dhe me udhëheqësit komunal të montohen vend mbledhje të kësaj natyre, që pastaj me njëfarë forme këto mbeturina të trajtohen edhe si material për përpunim të mëtutjeshëm dhe jo vetëm si material për mbeturina”- tha ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi.

“Eko Elektron është firmë e cila vepron në mënyrë kolektive, pasi që është përgjegjëse për më shumë firma të tjera që merren me menaxhimin e mbeturinave nga pajisjet elektrike dhe elektronike”- theksoi përfaqësuesi i “Eko  Elektron”, Pançe Angellov.

“Deri në fund të vitit planifikojmë të hapim rreth 50 pika grumbulluese dhe dy qendra grumbulluese në mbarë vendin dhe në periudhën e ardhshme, së bashku me Ministrinë e Ambientit, do të vazhdojmë me implementimin e Ligjit për mbeturinat e pajisjeve elektronike”- u shpreh administratori i “Eko Elektron”, Pançe Angellov.

Lajme të ngjashme

Back to top button