Selmani: SHGM nuk bën pazare me partitë politike

“Ofrojmë zgjidhje sistematike të bazuar në standardet evropiane, por çështja është a duan partitë politike zgjidhje të këtilla. Janë të mundshme zgjidhje të shpejta për problemet që ekzistojnë, e ata bazohen në disa postulate, beteja politike nuk udhëhiqet nëpërmes reklamave që i paguajnë qytetarët, RTVM është e qytetarëve, jo e partive politike, nevojitet trupë rregullator i pavarur”, tha Naser Selmani në prezantimin e analizës për reforma në sistemin mediatik të Maqedonisë.

Selmani porositi se SHGM nuk do të jetë pjesë e pazareve politike të partive që do të jetë mbi barrën e lirisë së medieve.

Në konferencë mori pjesë edhe zv/kryeministri Fatmir Besimi, i cili tha se liria e medieve është vlerë që ndikon drejtpërsëdrejti në kualitetin e jetës.

Ndërkaq nga ana tjetër ambasadorja gjermane Kristine Althauzer vlerësoi se analiza dhe rekomandimet e SHGM-së janë bazë e mirë për reformat që duhet të ndërmerren në vazhdim.

Ambasadorja franceze, Lorans Oer tha se raporti Pribe-s ka vërtetuar se përfundimet dhe rekomandimet e kësaj analize janë në drejtim të duhur.

“Në këtë raport mund të thirrem në të ardhmen. Duhet të punojmë në përmirësimin e statusit dhe pavarësisë në sistemin gjithëpërfshirës, tha Oer.

Kjo analizë është e përgatitur me mbështetjen e ambasadës franceze dhe gjermane./PORTALB

Lajme të ngjashme

Back to top button