Morata do të thyejë rekordin e Del Pieros

Duke parë statistikat Alvaro Moratta ka barazuar Alex Del Pieron. Spanjolli shënoi gol në ndeshjen e pestë radhazi në Champions League. Ai tundi rrjetën në secilën prej gjysmëfinaleve të sezonit të kaluar ndaj Real Madrid, shënoi në finalen ndaj Barcelonës dhe ka shënuar në dy ndeshjet e para në fazën me grupe të këtij edicioni, ndaj Manchester City dhe Sevilla. Këtë ka bërë dy herë ish-kapiteni bardhezi Alessandro Del Piero në shtator-nëntor 2013 dhe në maj-nëntor 1997. Morata është “Zotëria Champions League” dhe pasi i çoi bardhezinjtë në finalen e Berlinit, në vitin e kaluar, ëndërron të përsëritet edhe sivjet, duke arritur në finalen e veprimtarisë prestigjioze që do të luhet në “San Siro”.

Nga 12 golat e fundit që Juventus ka shënuar në Europë, shtatë mbajnë firmën e Morata. Më shumë se 50%, sa për të krijuar një ide. Për më shumë kanë qenë gola të rëndë, si ato që eliminuan Real Madrid në gjysmëfinale, ai që i dha barazimin e përkohshëm në finalen ndaj Barcelonës, ai që i dha fitoren në fushën e Manchester City dhe goli i së mërkurës, që zhbllokoi ndeshjen e ndërlikuar ndaj Sevilla. Në sfidën tjetër kundër Borussia Moenchengladbach, Morata mund të thyejë rekordin e Del Pieros duke shënuar në ndeshjen e gjashtë radhazi.

Lajme të ngjashme

Back to top button