Shqipëria e Maqedonia humbin pozita në FIFA

Shtëpia më e futbollit, FIFA ka publikuar renditjen më të re të kombëtareve, ku Shqipëria dhe Maqedonia kanë pësuar rënie për 7 pozita, respektivisht 28 .

Shqipëria nga pozita e 25 ka rënë në pozitën 32 dhe arsye për këtë është barazimi me Danimarkën dhe humbja nga Portugalia në “Elbasan Arena”. Ndërkohë që, përfaqësuesja e Maqedonisë tani mban pozitën e 132, pas disfatës së turpshme nga Luksemburgu dhe Spanjës në ndeshjet e shtatorit. Kjo renditje është më e dobëta në 21 vitet e fundit, konkretisht nga fillimi i saj.

Me këtë rënie, Maqedonia është mes tetë kombëtareve më të dobëta në Evropë (pa Gjibraltarin, e cila nuk është anëtare e FIFA-s), ndërsa në shoqëri është me Andorën (205), San Marinon (196), Malta (157), Lihtenshtajnin (156), Kazakistanin dhe Luksemburgun (ndajnë pozitën e 142) dhe Moldavinë, me të cilën Maqedonia e ndan pozitën e turpshme, 132. Në këtë rast Maqedonia është pas Kenisë, Palestinës, Kuvajtit, Madagaskarit, Sirisë, Siera Leones, Sent Vinsent dhe Grenada, Niger, Belize, Arubës e Burundit. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button