Vriten disa militantë në Pakistan

Armata e Pakistanit ka thënë se 25 militantë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore, në veri të kufirit me Afganistanin.

Një zyrtarë i inteligjencës pakistaneze ka thënë se gjashtë strehime të militantëve janë shkatërruar gjatë sulmit në kufi me Afganistanin.

Qeveria ka ndërmarrë sulme që nga viti i kaluar kundër talibanëve pakistanezë, në Vaziristanin Verior.

Për sulmet kundër militantëve, Afganistani ka akuzuar Pakistanin se po lejon që territori i saj të përdoret nga talibanët afganë, për të luftuar kundër qeverisë në Kabul.

Pakistani ka mohuar akuzat dhe ka thënë se Afganistani dhe India po i mbështesin militantët kundër qeverisë pakistaneze.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button