Ministri Ademi: Përdorimin e abetares së unifikuar e pengon ligji (VIDEO)

U bënë katër vite prej arritjes së marrëveshjes për shfrytëzimin e abetares së unifikuar, për nxënësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Luginë të Preshevës, por ajo ende nuk po zbatohet në Maqedoni.

Kjo ngecje, sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, është bërë për shkak se nuk është arritur të përgatitet ligji për tekstet e shkollore, që abetarja të futet në sistemin arsimor të Maqedonisë.

Sipas tij, një ligj i tillë do të miratohet pas një periudhë më të gjatë, pasi duhet kalojë në disa procedura.

“Procedurat janë më të gjata, duhet të kalojnë edhe ne Qeveri pastaj edhe në parlament, e shpresojmë deri në fund të këtij viti do të mund të miratohet ligji dhe të fillojnë procedurat për përpilimin e të njëjtëve”, ka thënë Ademi për TV21.

Ministri Ademi gjithashtu shtoi se bëhet fjalë për mësimin e shkronjave alfabetit të gjuhës shqipe, dhe se nuk duhet pasur pengesë për përdorimin e kësaj abetareje.

“Nuk duhet të hasë në problem të tillë, sepse bëhet fjalë për tekst të unifikuar, tekst për abetaren, që nuk ka përmbajtje ta thuaja problematike, sepse këtu bëhet fjalë për mësimin e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe, që gjithë shqiptarët e kanë një alfabet, një specifikë e kështu me radhë, e nuk pres ose të ketë ndonjë problem dhe ndonjë rezistencë politike”, shton Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button