Për 12 orë rreth 3.500 refugjatë janë larguar nga Gjevgjelia drejt Tabanocit

Rreth 3.500 refugjatë në 12 orët e fundit kanë transituar përmes territorit të Republikës së Maqedonisë nga kampi për pranim në Gjevgjeli deri në Tabanoc. Sipas evidencës së UNHCR-së, organizatave joqeveritare dhe Kryqit të Kuq ndërkombëtar, për tetë orë jo të plota, prej orës 22 e 30 minuta mbrëmë deri në orën 6 të mëngjesit, nga kufiri jugor drejt kufirit verior kanë kaluar 2.850 emigrantë me trenat special të Hekurudhave të Maqedonisë, ndërsa të tjerët me trenin e parë të mëngjesit janë drejtuar drejt Tabanocit pasi paraprakisht janë pranuar dhe evidentuar në kampin e Gjevgjelisë.

Siç njofton korrespondenti i MIA­-s, të gjithë emigrantëve të cilët mbërrijnë në kampin për pranim në Gjevgjeli ,menjëherë u jepet ndihma e nevojshme, pasi që ata insistojnë sa më parë ta vazhdojnë rrugën drejt vendeve të BE­-së.

Kryqi Ndërkombëtar kumtoi se në periudhën e theksuar, aktivistët e tyre i kanë ndarë 127 pako me ujë, 543 pako me produkte ushqimore, 219 batanije, 11 pako për foshnja, po aq pako për higjienë personale dhe 10 pelena, ndërsa ekipet e tyre mjekësore i kanë kryer 395 intervenime.

Lajme të ngjashme

Back to top button