Vërshimet, komuna e Çairit i ik përgjegjësisë duke fajësuar tjerët

Ditë më parë shiu që ra në Shkup bllokoi tërësisht rrugën kryesore Xhon Kenedi e cila u mbush përplot me ujë dhe makinat e kishin të vështirë që të qarkullonin e lëre më këmbësorët.

Qytetarët ankohen se kjo ndodh vetëm në Komunën e Çairit, që një shi i vogël të shkakton kaos në këtë rrugë kryesore të kryeqytetit.

“Kjo është rrugë mjaftë e frekuentuar dhe një shi i vogël bllokon komplet rrugën pasi që kanalizimi nuk ngreh ujin dhe mbushet e kthen ujin. Me makina nuk mund të lëvizet e lëre më në këmbë. Ata që me doemos duhet të kalojnë nëpër këtë rrugë e kanë të patjetërsueshme që të gjejnë rrugëdalje tjetër ose të rrinë diku deri sa uji të shpërndahet”, tha Agim Izairi, banor i komunës Çair.

Edhe në lagjet Seravë, Dizhon dhe Gazib Babë nuk është gjendja më e mirë, gjegjësisht në të gjitha lagjet e komunës së Çairit ka probleme me kanalizimin.

“Është e tmerrshme, në Seravë serish buron lumi që ishte dikur, rrugët mbushen me ujë dhe ne banorët duhet të kërkojmë mënyrë duke vendos dërrasa te dera që mos të na hyjë uji brenda. Tani jemi në vjeshtë dhe priten shira, si do ja bëjmë nuk e di, gjithmonë jemi me frikë se do na futet uji brenda dhe do të shkakton dëme të cilat nuk kemi mundësi që ti riparojmë”, tha Hasan T. Banor.

Sipas tij e njëjta situatë mbizotëron edhe në Gazi Babë dhe Dizhon.

“Kam kusheri në këto dy lagje dhe ata ankohen po për të njëjtat probleme. Është e tmerrshme si komuna nuk ndërmerr asgjë, kurse tatimin di ta ndal”, tha ai.

Nga Komuna e Çairit vitin e kaluar thanë se në Gazibabë është ndërtuar kanalizimi dhe që së shpejti pritet që punimet të fillojnë edhe në rregullimin e kanalizimit të lagjes së Serovës, mirëpo nuk precizuan ndonjë datë, kurse tani thonë që rregullimi i kanalizimit bie nën kompetenca të Qytetit të Shkupit.

“Në Dizhon është bërë rrjeti atmosferik, dhe pritet që edhe në rrugët tjera të bëhet”, tha Udhëheqësi i sektorit për urbanizëm në Komunën e Çairit, Xhengis Hani.’

Si shtoi se komuna e Çairit nuk është e vetmja që ka probleme pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

“Qyteti i Shkupit ka kompetencat për rregullimin e rrjetit atmosferik, të cilin rrjet nuk e kanë gjitha komunat, mund të them që 30 apo 40 për qind e Shkupit ka rrjet atmosferik. Nuk e dimë se kur do të mënjanohet kjo”, tha Hani.

Ndryshe nga komuna e Çairit,  komuna e Kisella Vodës vetë ka zgjidhur problemin e ujit që mblidhej gjatë shirave të rrëmbyeshëm në bulevardin Pavel Shatev, duke hapur kështu zgavra anembanë rrugës nëpër të cilat uji hyn menjëherë në kanalizim.

Ja si ishin rrugët e komunës Çair pas shiut të 24 shtatorit:

 

Në Xhon Kenedi kështu dukej prej lartë!

 Lumi Serava përsëri pas shume viteve u shfaq ne lagjen tone !!! Kjo vetëm duke ju falënderuar autoriteteve të komunës tonë Çair. Turp ju qofte këtyre njerëzve se si e shkatërruan Çairin.
Posted by Duam Çair të pastër on Thursday, September 24, 2015

Posted by Duam Çair të pastër on Thursday, September 24, 2015

 

Një video nga Gazi Baba

Posted by Duam Çair të pastër on Thursday, September 24, 2015

 

Për momentin kështu duket në Dizhon thotë autori i kësaj videos! Nuk jemi në gjendje të kuptojmë se çka po ndodhë?!! Vërshim ndoshta?

Posted by Duam Çair të pastër on Thursday, September 24, 2015

 

LEXO MË SHUMË:

Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)

Sërish vërshime në Çair (FOTO)

Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve

Komuna e Çairit nuk çan kokën për familjen Limani

Limani: Kemi mbetur në rrugë, ndihmat nga komuna askund

Lajme të ngjashme

Back to top button