Edhe Zvicra përkrahëse e Kosovës në UNESCO

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Zvicra i është bashkuar Kosovës në përpjekjen për anëtarësim në UNESCO.
Me bashkimin e shtetit helvetik janë bërë 48 shtete që mbështetin kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

“Sapo u informova që, pas Principatës së Monakos, edhe Zvicra iu bashkua Republikës së Kosovës në përpjekjen e saj për t’u anëtarësuar në UNESCO. Me shtetin helvetik tani kemi 48 vende që mbështesin kërkesën që çështja e anëtarësimit të Kosovës të shqyrtohet nga Bordi Ekzekutiv në tetor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button