Masakruesi Breivik nga burgu sërish paralajmëroi se mund të kryejë vetëvrasje

Norvegjezi Andres Behring Breivik i cili para katër viteve është dënuar me vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 21 viteve për vrasjen e 77 personave, për shkak të trajtimi të keq në burg kërcënon se do të vritet me atë që deri në vdekje do të mbajë grevë urie, raporton Anadolu Agency.

Mediat norvegjeze theksojnë se Breivik-u në fillim të shtatorit ka dërguar një letër deri te Ministria e Drejtësisë së Norvegjisë në të cilën ankohet për trajtimin e keq në burg. Ai është ankuar se është i izoluar dhe se vetëm një orë në dit mund të kalojë jashtë qelisë

Ministri norvegjez i Drejtësisë, Andres Anundsen deklaroi se nuk ka ndërmend t’i përgjigjet letrës dhe se asgjë nuk do të ndryshojë në trajtimin që ka Breivik-u në burg.

Andres Behring Breivik më 22 korrik të vitit 2011 kreu sulm me bombë në Oslo, pastaj edhe sulm me armë në ishullin e Utoya duke vrarë 77 persona në një kamp rinor. Gjykata në Norvegji e dënoi Breivik-un me dënim maksimal në kohëzgjatje prej 21 viteve burg.

Në burgun që gjendet afër Oslos, Breivik-u ka në dispozicion kompjuter, gazeta dhe pajisje stërvitore. Ai edhe gjatë vitit të kaluar paralajmëroi se mund të kryejë vetëvrasje për shkak të trajtimit jo të mirë në burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button