Letra e Brahos, Gruaja e Ismailajt mbërrin në polici, do pyeten edhe Doshi me Priftin

Prokuroria do të marrë në pyetje deputetin Tom Doshin, ish ministrin e Energjitikës, Dritan Prifti dhe bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj.
Në orën 16:31 në policinë e Tiranës ka mbërritur gruaja e Kastriot Ismailajt, e shoqëruar edhe nga avokati i saj Vladimir Meçi.

Vendimi i prokurorisë vjen pak ditë pas letrës së kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, i cili pretendon se po përgatitet një komplot kundër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Braho iu drejtua me këtë letër Presidentit, Kryeministrisë, Kryeprokurorit, Kreut të SHISH, Ministrit të Drejtësisë, dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në letër theksohej se ka përpjekje serioze për destabilizimin e vendit.
Braho pretendon ndër të tjera se ka prova të cilat vërtetojnë presionin e ushtruar ndaj bashkëshortes së Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Ilir Metës.

Lajme të ngjashme

Back to top button