Mustafa kërkon njohjen e pavarësisë nga Vatikani

Kryeministri, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i jashtëm Hashim Hashim, u takua në Nju Jork me sekretarin për Marrëdhënie me Shtete të Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher.

Gjatë takimit, ai e falënderoi sekretarin Gallagher për përkrahjen që Vatikani  ka dhënë për Kosovën për dekada të tëra, duke theksuar marrëdhëniet që kanë ekzistuar ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë që nga koha e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Kreu i ekzekutivit kosovar  shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë, duke kërkuar shqyrtimin e mundësisë së njohjes së Kosovës.

Kurse,  zëvendësi i tij Hashim Thaçi theksoi  rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke thënë se kjo do të ishte në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe proceseve në Kosovë dhe rajon.

Nga ana e tij, sekretari për Marrëdhënie me Shtete i Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher, vlerësoi progresin në Kosovë dhe hapat e Kosovës në raport me proceset demokratike në rajon dhe më gjerë, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button