Orav: Klimë e keqe në gjyqësi dhe ekonomi

“Korrupsioni dhe praktikat jo- konkurrente janë pengesë e madhe për udhëheqjen e biznesit. Praktikat korruptive prishin konkurrencë juridike dhe ndikojnë në kohëzgjatjen e bizneseve. Elementi i tretë i rëndësishëm janë reforma strukturore gjegjësisht përdorimi i qasjes politike ndaj politikave që i mbulojnë vendimet e rëndësishme për bizneset si fleksibilitet më i madh në treg, mbështetje për kompanitë që investojnë në burimet më të lira energjetike”, tha Aivo Orav, euroambasador në Maqedoni, për Alsat-M.

Orav porositë që gjykatat të mos u nënshtrohen presioneve partiake, politika të mos ndikojë në administratën publike, të kthehet besimi në Institucionet dhe të tejkalohet praktika korruptive në udhëheqjen e biznesit.

“Me mos zbatimin e ligjeve dhe reformave për të cilat janë të obliguar, nuk do të ketë përparim”, u shpreh Orav.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button