Gjejnë portofolin me 765 euro në të, e dorëzojnë në policinë e Prizrenit

Me datën 28 shtator, rreth orë 21:40 minuta, dy të rinj, të njohur për policinë e Prizrenit e që nuk dëshirojnë t’u përmendet emri, përderisa po lëviznin përball restorantit “Vila 100”, kishin gjetur një portofol meshkujsh të cilin pa hezitim e kanë dorëzuar në polici.

“Përpos disa kartelave bankare, në portofol ndodheshin edhe 765 euro dhe një fotografi. Policia e ka identifikuar personin i cili e kishte humbur portofolin dhe të njëjtin ia ka kthyer sipas procedurave të pranim-dorëzimit”, njofton Hazir Berisha nga Drejtoria e Policisë Rajonale – Prizren, raporton Koha.net.

Pas pranimit të portofolit, qytetari ka falënderuar gjestin human të të rinjve dhe Policinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button