A është i mundur modeli zviceran i gjuhëve në Maqedoni?

Zëvendëkryeministi Musa Xhaferri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, në konferencë për shtyp, dje, tha se mënyra më e mirë për implementimin e MO-së është shembulli i Zvicrës, ku të gjithë etnikumet i flasin të tre gjuhët, njofton “Meta“, transmeton Portalb.

Ja si janë ligjet e Zvicrës:

E drejta kushtetuese e Zvicrës themelohet në katër principe kyçe: barazi mes gjuhëve, liri për qytetarët në përdorimin e gjuhës, territor I gjuhëve dhe mbrojtjen e gjuhëve të pakicës.

Gjuhët zyrtare të konfederatës janë gjermanishtja, frengjishtja dhe italishtja. Gjuha retoromane gjithashtu është zyrtare në raport me personat që e flasin këtë gjuhë. Organet e Konfederatës i përdorin gjuhët zyrtare në formën e tyre standarde.

Principi i barazisë të tre gjuhëve zyrtare u jep status të njëjtë juridik. Shprehja e lirë u jep të drejtë shtetasve të Zvicrës të përdorin gjuhën që e duan, por në praktikë, gjykatat favorizojnë gjuhën që e flet shumica në kanton- në bazë të ndarjes territoriale.

Të gjithë gjuhët zyrtare mund të përdoren në Parlamentin federal në Bern. Anëtarët e parlamentit flasin sipas zgjedhjes së tyre.

Në parlament ka përkthim simultan për frengjisht, gjermanisht dhe italisht. Të gjitha ligjet publikohen në tre gjuhë.

Sipas aktit federal të Zvicrës, gjuhët zyrtare përdoren nga autoritetet federale dhe në marrëdhëniet me to.

Administrata qendrore është tre-gjuhësore.

Administratorët përgjigjen në gjuhën që e përdorin qytetarët, pa dallim se a bëhet fjalë për formë të shkruar apo formë gojore të komunikimit. Përveç kësaj, administrate duhet ta përdor edhe retoromanishten kur u drejtohet qytetari në retoromanisht.

Megjithatë, në zyrat e decentralizuara, administrate flet në gjuhën që është shumicë në kanton.

Secili mund të u drejtohet organeve shtetërore me gjuhën të cilën vet e zgjedh. Organi është i detyruar t’i përgjigjet në gjuhën e bashkëbiseduesit. Ata mund të komunikojnë edhe në gjuhë tjetër varësisht se si merren vesh.

Përfaqësuesit e Komisioneve parlamentare dhe Këshillat shprehen sipas zgjedhjes së tyre. Raportet, Ligjet dhe propozimet për punë në komisione dhe këshilla janë në dispozicion në të tre gjuhët.

Autoritetet në gjermanisht, frengjisht dhe italisht i publikojnë të gjitha dokumentet, që janë me rëndësi nacionale dhe politike.

Kushtetutën e Maqedonisë, neni 7, që ka të bëjë me gjuhët, qëndron:

“Në republikën e Maqedonisë gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe letra e saj cirilike. Në njësitet lokale ku jetojnë shumicë e nacionaliteteve të vërtetuar me ligj”.

Në njësitet e qeverisjes lokale ku shumicë janë përfaqësuesit e nacionaliteteve, në përdorim zyrtar, përveç gjuhës maqedonase dhe letrës cirilike, janë edhe gjuhët dhe letrat e nacionaliteteve, të garantuara me ligj.

Lajme të ngjashme

Back to top button