Poposki: Maqedonia do të vazhdojë të kontribuojë drejt koalicionit kundër ekstremizmit

 

­Në takimin e koalicionit për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm, iniciativë e SHBA­së për luftë kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri (ISIS-­ISIL), ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki deklaroi se Maqedonia do të vazhdojë të kontribuojë në aktivitetet për sigurimin e paqes në Lindjen e Afërt. Ndërkohë, Kryeministri grek Aleksis Cipras e ka bojkotuar takimin e koalicionit, për shkak të emërimit të Maqedonisë nën emrin kushtetues.

“Kemi pozitë të mirë si vend e cila ka mundësi të kontribuojë dhe është pjesë e koalicionit në luftën kundër ekstremizmit dhe manifestimeve të ndryshme në terrorizëm. Në kornizat e Kombeve të Bashkuara, Maqedonia ka pozitë të mirë t’i afirmojë këto qëllime edhe nga roli që e kemi në kontekstin rajonal si kryesues me Iniciativën Evropiane Qendrore. Mendoj se shumica e diskutimeve që deri tani u zhvilluan edhe në nivel bilateral dhe multilateral çojnë drejt asaj se do të pritet angazhim i rritur. Nga ana e Maqedonisë porosi e tillë me siguri do të dalë dhe ne plotësisht do të jemi më aktivë në këtë pjesë”, deklaroi ministri Poposki në Nju­Jork për Televizionin e Maqedonisë.

Gjatë takimit, vendet anëtare të koalicionit u munduan për bashkëpunim ende më të madh në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, që do të thotë edhe këmbim në kohë i informatave për lëvizjen e luftëtarëve të huaj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës sollën sanksione financiare kundër 15 përkrahësve të SHI, ndërsa në Evropë është formuar Forum evropian i rrjeteve sociale për ndalim të rekrutimit përmes internetit. Koalicioni prej 60 shteteve fitoi tre vende të reja anëtare, Tunizinë, Nigerinë dhe Malejzinë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki­mun paralajmëroi se në asamblenë e përgjithshme të ardhshme do të prezantojë plan për luftë globale kundër ekstremizmit të dhunshëm deri te të gjitha vendet anëtare të organizatës botërore, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button