Malmo po i bën hile Realit

Përballë Realit të Madridit të gjithë mendojnë teknika të ndryshme për të frenuar yjet Cristiano Ronaldo, Benzema apo Modric. Por, në rastin e Malmoe vetëm rreshtimi i ngjeshur në mbrojtje duket se nuk mjafton. Te klubi i famshëm suedez, finalist i Kupës së Kampionëve në vitin 1979 vendosën të praktikojnë një sistem të veçantë, që lidhet me terrenin e lojës.

Fusha në “Swedbank Stadion” është shkurtuar me dy metra. Vijat e bardha u rivizatuan, duke hequr nga një metër në secilën gjysmë-fushe. Në këtë mënyrë Malmoe do të provojë të frenojë Realin duke zvogëluar terrenin e lojës. Vështirë të thuash nëse strategjia do të jetë fituese, por të paktën suedezët meritojnë një çmim për dinakërinë e shfaqur. Kjo nuk është një praktikë e panjohur për Malmoe, që diçka të tillë e provoi pa sukses edhe gjatë sezonit të kaluar kundër Juventusit, por u mposht 2-0.

Në letër Malmoe duket se nuk ka shumë shanse përballë Galaktikëve të drejtuar nga Rafa Benitez, pavarësisht se treguan kualitet në debutimin sezonal në Champions, ku u mposhtën vetëm 2-0 nga Paris Saint Germain.

Lajme të ngjashme

Back to top button