Prokurorja Janeva e ka publikuar listën për ndihmësit e saj

Prokurorja speciale, Katica Janeva e ka publikuar listën për ndihmësit e saj me 14 kandidatë të propozuar.

Lista është dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve Publik, ndërkaq Janeva ka bërë lutje që të votohet në afat sa më të shkurtër kohor, transmeton Portalb.

Bahet fjalë për:

Artan Ajro, Burim Rustemi, Gavrill Buvevski, Darko Jakimovski, Elizabeta Jakimovska, Lejla Kadriu, Lençe Ristovska, Lile Stefanova, Lubomir Lape, Mare Gjorgjeva, Snezhana Bundalevska, Stevço Donçev, Trajçe Pelivanov dhe Fatime Fetai.

Pjesa më e madhe e kandidatëve janë nga Kumanova, Tetova, Shkupi dhe një kandidat nga Prokuroria për Krim të Organizuar.

Janeva dhe ekipi i saj, do t’i hetojnë lëndët të cilët kanë dalë nga përgjimet e paligjshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button