Cipras mungon në takimin kundër DAESH-it, shkak Maqedonia

 

Kryeministri grek, Aleksis Cipras, për shkak të Maqedonisë ka refuzuar të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në takim kryesor për DAESH-in, ka njoftuar Meta, transmeton Shenja.

As Cipras e as shefi i diplomacisë greke Nikos Kosias nuk u paraqitën në takimin për luftë kundër terrorizmit, e organizuar nga presidenti amerikan Barak Obama, sepse Maqedonia në këtë takim ka marrë pjesë nën emrin kushtetues.

Burime nga kabineti i kryeministrit grek kanë theksuar se Cipras nuk ka qenë prezent në këtë takim kryesorë për dy arsye, njëra sepse Maqedonia u prezantua me emrin Republika e Maqedonisë dhe e dyta arsye, ishte fakti se Cipras nuk ka pasur të drejtë të komentoj në takimin, në mënyrë që t’i shfaqë qëndrimet e tij lidhur me DAESH-in.

Çështja e emrit ka qenë njëra nga temat e bisedimeve në mes kryeministrit grek dhe Sekretari Gjeneral të KOB-së, Ban Ki Mun.

Sipas gazetës “Katimerini”, të dy politikanët kanë biseduar për mundësinë e zgjidhjes së çështjes së emrit, problemin me emigrantët si dhe bisedimet me Qirpon.

Lajme të ngjashme

Back to top button