Me ujin apo me shëndetin bëhet politikë?

Pas zhurmës së madhe jo vetëm mediatike, por edhe politike që u bë rreth cilësisë së ujit në qytetin e Strugës ku uji rezultoi problematik dhe nga pikëpamja bakteroligjike pozitiv, qytetarët në masë shmangën konsumimin e ujit nga çezmat e tyre pavarësisht apeleve publike të Ndërmarrjes “Proaqua” rreth cilësisë së mirë të ujit. Nga “Proaqua” informojnë se të gjithë qytetarët që e përdorin ujin të kenë besim të plotë te ky institucion, sepse uji i plotëson të gjitha parametrat fiziko-kimike, sipas standardeve që i kërkon ligji, njofton Koha.

“Problemi i ndotjes sipas vëzhgimit të tyre nuk është i saktë, sepse ndotja nuk mund të jetë teknike, kur kemi të bëjmë me ndonjë defekt të rrjetit, sepse e njëjta ndotje evitohet brenda ditës. Prandaj, kërkojmë që të mos ngutet në këto konkluzione pa u këshilluar me “Proaqua”, sepse krijohet situatë panike pa nevojë te konsumatorët. Me këto çështje të ndjeshme nuk do të duhet të bëhet politikë”, përfundon Selimi.

Ndërmarrja “Proaqua” ka disa vite që ballafaqohet më vështirësi të theksuara financiare dhe me detyrime të mëdha ndaj kredidhënsve dhe EVN-së, situatë e cila ka rezultuar me vështirësi të mëdha në dhënien e rrogave për të punësuarit. Kjo situatë e rëndë ka detyruar menaxhmentin e kësaj ndërmarrje që pothuajse çdo vit një pjesë të punëtorëve t’i dërgojnë në pushim të detyruar, me qëllim që të përmirësoj situatën financiare e cila në vazhdimësi prej vitesh është para kolapsit.

Lajme të ngjashme

Back to top button