Kryeqyteti shënon Ditën e Rinisë

Tri sheshet kryesore të Prishtinës “Ibrahim Rugova”, “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”, do të jenë sot hapësira ku të rinjtë do të zhvillojnë aktivitete për ndër të “Ditët e Rinisë 2015”.

Nën organizim të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Prishtinës, do të organizohen sot koncerte të ndryshme, lojëra, shpërndarje të materialeve dhe broshurave si dhe disa aktivitete të tjera.

Hapja do të bëhet në orën 10:30, dhe aktivitetet do të zgjasin deri në orën 23:30.

Lajme të ngjashme

Back to top button