Shkup, pesë aksidente brenda 24 orëve të fundit

 

Pesë aksidente janë regjistruar në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit, në të cilat asnjë pjesëmarrës nuk është lënduar. Të gjitha fatkeqësitë janë me pasoja të dëmeve materiale….
Gjatë ditës së djeshme policia e komunikacionit ka sanksionuar 70 këmbësorë të cilët kanë bërë shkelje në baza të ndryshme, 48 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se sa që është e lejuar, tetë kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, pesë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, ndërsa pesë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi për kalim këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 116 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në Shkollën fillore “Gjorgjija Pulevski” e cila gjendet në territorin e komunës Aerodrom me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.

Për sot nuk janë paralajmëruar ngjarje të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullores ekzistuese të komunikacionit, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button