Qarkorja e Shkupit, e mbyllur për komunikacion deri të premten

Qarkorja e Shkupit, nga unaza afër Hipodromit deri te unaza në Saraj edhe sot është e mbyllur për qarkullim për shkak të xhirimit të filmit “A fond” të shtëpisë franceze të produksionit “Çik films”.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Auto Lidhja e Maqedonisë rekomandon që të kenë kujdes të gjithë vozitësit gjatë drejtimit të automjetit, të vozisin me shpejtësi më të ngadaltë gjatë qarkullimit dhe t’i respektojnë shenjat e komunikacionit. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button